Zhoze Murinjo mund ta rinisë nga Sëlltiku. Pikërisht kështu: klubi i Gllasgou, i porsashpallur kampion në Skoci për të tetin vit radhazi, ka kërkuar shërbimet e trajnerit portugez, i cili në krahun tjetër e ka marrë në vlerësim.
Objektivi i Murinjos pas shkarkimit nga stoli i Mançester Junajtid, është të rikthehet sa më shpejt në aktivitet, ndaj mund të pranojë edhe një kampionat modest.
Një rol të rëndësishëm në bisedime do ketë si gjithmonë Zhorzh Mendesh, menaxheri i vetë Murinjos. Në fakt, siç mësohet, ky i fundit po punon për të transferuar “Specialin” te PSG-ja ose Bajerni i Mynihut, por pa sukses.





