Vajza që shihni në foto është Zarife Hasanaj, efektivja e FA-ve shqiptare e cila humbi jetën mëngjesin e sotëm në Letoni.

Lajmi u konfirmua nga Shefi i Shtabit të FA-ve, Bardhyl Kollçaku, i cili tha se ngjarja ndodhi teksa efektivët ishin në krye të detyrës teksa po punonin për shpërthimin e disa municioneve të paplasura.

Të plagosur kanë mbetur Major  Klodian Tanushi dhe Rreshter Julian Kapaj. Forcat tona të Armatosura janë përfaqësuar me një kontigjent në kuadër të misionit të NATO-s, "Enhanced Forward Presence".