Ka nisur procesi i Vetting-ut për Fuat Vjerdhën, kryetar i gjykatës së Apelit në Shkodër.

Sipas KPK-së, Vjerdha iu është nënshtruar të 3 komponentëve të vetting-ut.

Relatori i çështjes Lulëzim Hamitaj tha se: Vjerdha ka nisur punë në 1994-n dhe deklarimet i ka nisur në vitin 2003. Hetimi për gjyqtarin Vjerdha është bërë në të tre kriteret pasuri, figurë dhe aftësi profesionale. Raporti i ILDKPKI ka sjellë një raport ku konstaton se ka deklarim te saktë në përputhje më ligjin dhe nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesit, ka burime të ligjshme për të justifikuar pasurinë.

Lidhur me këto pasuri, komisioni nuk ka konstatuar parregullsi pasi subjekti i ka përftuar me trashëgimi kryesisht nga nëna e tij. Por komisioni ka konstatuar disa mospërputhje në lidhje me sipërfaqet e deklaruara nga subjekti dhe nga kontrata e shkëmbimit që i ka dhënë nëna.

Nga hetimi i thelluar i KPK rezultoi se:

2 apartamente me sip 175 m2 me vlerë e deklaruar 87 mije euro

Një garazh me vlerë 10 mijë euro, Shkodër

Njësi tregtare 40 m2 në Shkodër.

Një Mercedes blerë 290 mijë lekë.

Lidhur me dhënien me qira të njësisë tregtare Shkodër është në proces të nxjerrjes së certifikatës së pronësisë. Komisionit i është vënë në dispozicion një kontratë e hartuar nga një noter, por i mungonin firma dhe vula që dokumenti të quhet i rregullt. Komisioni ka kërkuar informacion pranë drejtorisë rajonale të Tatimeve, ka rezultuar se nuk janë paguar detyrimet për këtë objekt pasurie.

Fuat Vjerdha është njeri nga gjyqtarët që u komandua në Apelin për Krimet e Rënda për çështjen Dajti dhe që votoi kundër aplikimit të gjykimit të shkurtuar.

Në çështjen Dajti, 3 gjyqtarët Petrit Aliaj, Skënder Damini dhe Aleks Nikolli votuan pro aplikimit të gjykimit të shkurtuar e për rrjedhim atij i zbriti dënimi nga burgim i përjetshëm në 25 vite heqje lirie.