Empoli ka marrë një fitore shumë të rëndëishme përballë Fiorentinës ditën e sotme. 1-0 ka qenë rezultati përfundimtar me golin e Farias në minutën e 54-t.
Federik Veseli ka luajtur si titullar për 90 minuta me ekipin e tij. Me këtë fitore Empoli rihap të gjithë skenarët e mbijetesës.
Tashmë ata ndodhen në vendin e 3-të nga fundi, 2 pikë më pak se Udineze, e cili 3 javë nga fundi i kampionatit është e shpëtuar përkohësisht.





