Një pallat në “Ponte di Nona” është shndërruar në një murale të mrekullueshme, në shenjë nderimi për Lazio, që shkoi në finalen e Kupës së Italisë (do të luajë ndaj Atalanta, më 15 maj).

Përqafimi mes Luis Alberto dhe një shoku të skuadrës bardhekaltër, në njërën anë, dhe fytyra e Ciro Immobile nga ana tjetër, është me të vërtetë një punë artistike. 

Bëhet fjalë për përjetësimin e një momenti të festimit bardhekaltër dhe e bomberit të ekipit të Inzaghit, fytyra e të cilit, megjithatë, u prish disa orë pas përfundimit të pikturimit.

Një gjest vandal mbi një dizajn të bukur, që nuk pati sukses, sepse menjëherë portreti i Immobile është riformuar, madje është pastruar edhe fasada e ndërtesës.