Mesa duket e qeshura nuk është gjithnjë ilaç! Charlize Theron zbuloi për herë të parë në Night Late with Seth Meyers se qeshi aq shumë me filmin e vitit 2006 “Borat” sa u desh të shtrohej në spital për pesë ditë.

Aktorja kishte një problem me hernian diskale në qafë (dalje nga vendi i diskut vertebral), dhe teksa shihte filmin u përkeqësua situata.

Shkuam për të parë ‘Borat’ dhe në gjysmën e filmit qafa ime u bllokua pasi qesha shumë. U desh një ambulancë që të më çonte në spital, ku qëndrova për pesë ditë”, tha ajo.

“Nuk e përfundova dot filmin. Asnjëherë nuk kam mundur ta përfundoj”, shtoi Charlize. 

“Epo tani është me rrezik. Nuk e besoj si nuk e kanë vendosur këtë detaj në poster. Është lavdërimi më i madh që mund t’i bëhet ndonjë filmi”, u shpreh Seth Meyers.

Filmi vërtitet rreth situatave qesharake të protagonistit, një gazetar i njohur nga Kazakistani (Sacha Baron Cohen). Ai shkon në SHBA për të filmuar një dokumentar mbi Amerikën si komb i madh. Por në të vërtetë, e dreqos punën me këdo që takon, bie në dashuri me aktoren Pamela Anderson dhe dëshiron vetëm të martohet me të.