Cristiano Ronaldo është një nga lojtarët më të mirë si edhe ndër më të paguarit në botë, por jo gjithmonë lumturia përkthehet në para.
Në një intervistë për "El Pais", portugezi iu përgjigj disa pyetje provokuese që i bënë gazetarët, e ndër të tjera tha se njerëzit e shohin si një person pa probleme, vetëm sepse ka para.
Barcelona dhe ardhmja?
"Hahaha… (qesh) Barcelona nuk është për mua jo. Unë shkova atje, një ose dy herë dhe kuptova që nuk e pëlqejnë shumë Ronaldon. Por, kjo është normale pasi kishte një rivalitet të madh".
Kërkesat e shumta?
"Njerëzit janë të lirë të gjykojnë. Unë nuk jam lodhur kurrë së provuari se sa i mirë jam. Të tjerët ndoshta më shohin si një person që nuk mund të ketë probleme, që nuk ka shqetësime, që nuk trishtohem ndonjëherë. Por, nuk mund t’i identifikoni problemet e dikujt vetëm duke u nisur nga paratë që ka."
Paratë dhe lumturia?
"Njerëzit pyesin si mund të jetë i trishtuar Ronaldo, kur ka miliona para? Duhet t’i mirëkuptoni dhe ata që mendojnë si ju, sepse nuk kanë përjetuar situata të caktuara, kanë një kulturë të caktuar. Unë e di se njerëzit janë si një "armë gjahu", duke pritur që unë të gaboj te një penallti, apo një një ndeshje vendimtare. Unë jam i përgatitur, pasi kjo është pjesë e jetës."





