Krerët e shtetit të Kosovës do të takohet ditën e sotme në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. Në këtë takim do të jenë Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj dhe anëtarët e ekipit negociator me Serbinë, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti.
Takimi mes tyre në zyrën e kryeparlamentarit Veseli është paralajmëruar që të nisë në orën 10:00. Në këtë mbledhje do të diskutohet për Samitin e Berlinit dhe bisedimet që u bënë lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.