Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka dhënë një version të asaj se çfarë ka ndodhur gjatë pushimit në Samitin e Berlinit kur Macron e Merkel kanë biseduar me liderët kosovarë dhe Edi Ramën. 

Pacolli ka pohuar fjalët e kryeministrit Ramush Haradinaj se ndaj këtij të fundit ka patur presion nga Thaçi e Rama më shumë se nga liderët e Francës dhe Gjermanisë, që taksa të hiqet. 

"Ne patëm një koktej dhe aty filloi presioni, fillimisht kryeministrit që duhet të hiqet taksa dhe të vazhdojë dialogu. Kush iu ka afrua atij i ka kërkuar pezullim të taksës. Pezullim për dy javë i taksës është kërkuar edhe nga ambasadori i SHBA-së. Normalisht z. Haradinaj thotë se taksa nuk hiqet dhe ky presion vazhdon te vendet e Ballkanit Perëndimor. Më vonë këshillat e Merkel kanë qenë që suspendoni këtë taksë dhe i definojmë gjërat si ndodhin. Nëse nuk ndodhin siç parashihet, jeni i legjitimuar për ta vënë përsëri taksën. Pason edhe propozimi i presidentit Macron, e njëjta retorikë", ka thënë Pacolli.