Zërat për interesimin e grupit Qatar Sports Investments për të blerë klubin e Romës po shtohen gjithnjë e më shumë.
Në Francë janë të sigurtë se Al-Khelaiffi dhe i grupi i tij të lodhur nga mosarritja e sukseve në Europë me PSG do të lënë Francën për të blerë një tjetër klub me emër në një kampionat të ndryshëm nga ai francez.
Në vëmendjen e miliarderëve nga Katari ka përfunduar pikërisht klubi kryeqytetas.
Por për të ulur disi entuziazmin e tifozëve verdhekuq dhe për të frenuar disi këto zëra ka menduar presidenti aktual i Romës, James Pallotta i cili në një intervistë për mediet italiane është shprehur se lajmet për interesimin e Qatar Sports Investments për Romën janë të rreme dhe nuk janë aspak të vërteta.





