Kryeministri kosovar Ramush Haradinaj, ka thënë sot se Gjermania është pro që të liberalizohen vizat për Kosovën. Ai ka thënë se e ka marrë në Berlin gjatë samitit konfirmimin e ministrit të Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, për këtë proces.
“Seehofer na ka pritur në oborr dhe rrugës për në takim në ka konfirmuar këtë qëndrim, na ka thënë “po” për vizat”, ka thënë Haradinaj në konferencë për media.
“Nuk është “po” e analizave dhe mendimeve por e njeriut në detyrë, ministër i Brendshëm. Na ka thënë “po” menjëherë. Kosovë urime liberalizimi i vizave”, është shprehur ai.
“Kur kam thënë “urime ushtria” shumë kanë pasur dilema. Seehofer ka folur në emër të tij dhe kancelares Merkel. Tani s’ka dilema për Gjermaninë. Mos harroni unë nuk guxoj të flasë për këtë takim as në Qeveri nëse nuk do të ishte e vërtetë. Ripërsëris, ai ka thënë se ‘jam pro liberalizimit të vizave, menjëherë”. /klankosova