Një 24-vjeçar nga Tajlanda, fans i kirurgjisë plastike ka shkuar mjaft larg për të arritur format perfekte të stomakut.

Pangpaparn Ouvilai i është nënshtruar një operacioni të çuditshëm, që përfshin edhe liposuction për të hequr një pjesë të stomakut, çka më vonë zbuloi edhe linjat e pjesëve abdominale.

24-vjeçari i cili ka ndërrmarrë disa operacione në të shkuarën, shpenzoi 3 mijë paundë për të patur muskujt e stomakut të cilat nuk arriti t’i bënte përmes ushtrimeve.

“Kam punuar për shumë vite por do doja që linjat e mija truprore të jenë më të theksuara, ndaj iu nënshtrova operacioneve. Do ta bëjë trupin tim të duket gjithmonë mirë edhe nëse unë fitoj peshë. Jam i lumtur në këtë mënyrë.”-tha ai.