Para tre vitesh, Ledina Çelo e teproi me daljen e saj në festival, ku prezantoi me një fustan rrjete pa të brendshme duke mos i lënë vend imagjnatës, por edhe burri e paska pasur një kritikë, përveç publikut.

Ledina ka rrëfyer në “Xing me Ermalin” se duke qenë se bëri bujë performanca e saj me një veshje provokuese, edhe bashkëshorti u mërzit pak…

 “Kur u ktheva nga festivali thashë obobo ç’do më thotë bashkëshorti. Ma tha me stil: E teprove pak. Mos dil kaq shumë.”- ka rrëfyer këngëtarja për reagimin e bashkëshortit të saj.

Nga ana tjeter, Ledina tregoi se për festivalin nuk u bë një provë gjenerale dhe ajo nuk e dinte që fustani ishte kaq i tejdukshëm. Këngëtarja u shpreh se nuk i paragjykon artistet që e ekspozojnë trupin, por kur pa veten në ritransmetim nuk i kishte pëlqyer.

“Ky është gabimi në Shqipëri që fatkeqësisht nuk bëhet asnjëherë provë gjenerale. Jam shumë e sinqertë që nuk u bë asnjëherë një provë gjenerale. Kur pashë ritransmetimin e festivalit e pashë veten dhe nuk më pëlqeu. Nuk doja të isha ashtu. Unë kam qenë gjithmonë ekstravagante dhe nuk i paragjykoj artistet që e ekspozojnë veten. Por këtu nuk u bë një provë gjenerale dhe nuk u pa transparenca aq e madhe e fustanit”, u shpreh ajo.