Melania Trump, zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës festoi një ditë më parë (26 prill) ditëlindjen e saj të 49-të.

Shtëpia e Bardhë postoi në Twitter një fotoi të bashkëshortes së presidentit Trump të ulur vetëm në një kolltuk në Dhomën Ovale, ku shkruhej: "Gëzuar Ditëlindjen".

Në foton e realizuar në mars gjatë takimit që presidenti amerikan me kryeministrin çek, Andrej Babis, Melania jo vetëm ishte e ulur vetëm, por asnjë nga fotografët të cilët e rrethonin nuk ishin të fokusuar tek ajo.

Sigurisht që ky fakt nuk mund të kalonte pa u vënë re nga përdoruesit e shumtë në Twitter, të cilët nuk i kursyen talljet për zgjedhjen e çuditshme të kësaj fotoje, e cila duhet thënë se frymëzoi edhe shumë meme…