Bllokohet qarkullimi në mbikalimin e Plepave, një aks shumë i rëndësishëm që lidh kryeqytetin dhe Durrësin me jugun e vendit. Qindra simpatizantë të opozitës kanë bllokuar dy të anët e autostradës Durrës-Kavajë, por edhe rrugët dytësore.
Shumë drejtues automjetesh janë detyruar të fikin makinat e tyre dhe të zbresin në rrugë. Disa prej tyre i janë bashkuar protestuesve.
Në Durrës ndodhet edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.
Bllokimi i autostradës po monitorohet nga forcat e policisë, ndërkohë që situata paraqitet e qetë deri tani raporton gazetarja e DurrësLajm.
Shumë nga protestuesit përsërisin thirrjen e njohur tashmë që shoqëron çdo protestë të opozitës: Rama ik!
Bllokimi i autostradës Durrës-Kavajë pritet të zgjasë një orë dhe qarkullimi do të vijojë normalisht rreth orës 19.00.
K.H.





