Ashtu siç ishte paralajmëruar, protesta e opozitës ka paralizuar akset kryesore të vendit.
Në Tiranë, protestuesit e opozitës janë vendosur në rrethrrotullimin tek ish-sheshi “Shqiponja”. Ndërsa pikat e tjera të bllokuara janë, rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, rrethrrotullimi në Plepa të Durrësit, Rruga e Kombit në Milot, dhe rrethrrotullimi i Sheqit në Fier.
Lideri i opozitës, Lulzim Basha, ka mbërritur në Milot, nga ku ka filluar bllokimi i paralajmëruar.
Kjo protestë bëhet kundër qeverisë Rama, ndërsa është paralajmëruar përshkallëzimi i saj. sot protesta do të jetë një orëshe, të enjten 2-orëshe ndërsa më 9 maj, dy ditë para protestës së madhe, do të jetë 3-orëshe. Thënë ndryshe, bllokimi i rrugëve do të vijë duke u rritur.





