Nganjëherë lidhemi aq shumë me një personazh filmi sa nuk hezitojmë që dhe fëmijëve tanë t’i quajmë si personazhi ynë i preferuar. Së fundmi në Gjermani, sipas autoriteteve gjermane të qeverisjes lokale seriali “Game of Thrones” ka ndikuar edhe në emrat e foshnjave.
“Që prej vitit 2006, emri John del 365 herë i përdorur si emër i parë ose i dytë në regjistrin e të dhënave. Arya, emri i kushërirës së John, u është vënë 250 vajzave në Gjermani. Emri Brandon 185 herë, ndërsa shkurtimi për Brandon, Bran siç përdoret zakonisht në serial, është vënë 20 herë.Ky studim përfshin rreth 25% të bebeve të lindura në vend”, shtuan ato.
Autoritetet gjermane e bazuan analizën e tyre nga 610 burime të ndryshme në 480 qytete në të gjithë vendin – më së shumti në maternitete, por edhe në zyrat e regjistrimit. Veçanërisht në 10 vitet e fundit duket ky fenomen është realitet në shumë vende të botës.
Edhe Shqipëria nuk bën përjashtim nga ky trend ndaj ne në Wake Up bëmë kërkimin tonë në regjistrat e INSTAT përsa i përket përhapjes së këtij fenomeni për gjetjen e të dhënave dhe personave me emra të personazheve të serialeve të ndryshme. Ajo që vumë re nga kërkimi ynë në vija të përgjithshme ishte se në shumicën e rasteve emra të tillë nuk përshtaten fare me kulturën tonë, madje tingëllojnë çuditshëm edhe në shqiptim.
TË DHËNAT E NXJERRA NË REGJISRTAT E INSTAT PËR EMRAT E VENDOSUR 10 VITET E FUNDIT FËMIJËVE NË SHQIPËRI
Game of Thrones:
- John-15 emra (Tiranë, Korçë)
- Leia – më pak se 10 persona kanë këtë emër në Shqipëri, ndërkohë në Angli janë regjistruar 149 emra
- Arya- Më pak se 10 persona e kanë këtë emër në Shqipëri ndërkohë 343 emra në Angli
- Khaleesi- Më pak se 10 persona e kanë këtë emër në Shqipëri ndërkohë që 76 emra të tillë janë vendosur fëmijëve në në Angli deri në 2017
- Tyrion- Më pak se 10 persona e kanë këtë emër në Shqipëri ndërkohë 11 emra në Angli
Serialet turke:
- Ezel – 21 persona quhen kështu në Krujë, Librazhd, Berat
- Elif – 163 persona ku 154 femra dhe 9 meshkuj (Tiranë, Shkodër, Dibër)
- Xhansu – 24 persona (Dibër, Elbasan)
- Dilara – 37 persona ( Tiranë, Shkodër)
- Alper – 13 persona (Tiranë, Elbasan)
- Ender – 24 persona (Shkodër, Lezhë, Bulqizë)
- Esra – 184 persona (Shkodër, Dibër, Tiranë)
- Menekshe – 128 emra (Vlorë, Tiranë, Fier)
- Asli – 21 persona (14 femra dhe 7 meshkuj)- (Tiranë, Shkodër)
Emra nga personazhet e serialeve spanjollë:
- Santiago – 229 emra (Tiranë, Durrës, Lushnje)
- Luka – 255 (250 meshkujt dhe 5 femra) (Vlorë, Elbasan)
- Alehandro – 210 (Tiranë, Elbasan, Lushnje)
Emra nga VIP-at e huaj
- Shakira – 17 emra (Tiranë, Durrës)
- Naomi – 12 emra (Tiranë, Lezhë, Berat)
- Justin – 149 (Tiranë, Durrës, Fier)
- Britni – 15 emra (Tiranë, Shkodër, Lezhë)
- Angelina – 13 emra (Bulqizë, Korçë)
- Adel – 14 emra (Kurbin, Tiranë)
- Bred – 18 emra (Tiranë, Shkodër)
- Jennifer – 11 persona (Tiranë, Durrës) /Top Channel/





