Shumë prej nesh mezi e gjejnë kohën për të bërë pak më shumë gjumë. Por a e dini se nëse flini shumë ndikon keq te ju?
Duhet të dini pse…
- Ju rrezikoheni nga sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru.
- Nuk do bëni gjumë të mirë, si rezultat nuk do arrini të qetësoheni.
- Keni më shumë shanse për t'u bërë obezë.
- Mund t'ju zhvillohet diabeti.
- Mund të keni dhimbje koke të shpeshta.
- Ka shumë mundësi që të bini në depresion.
- Mund të keni dhimbje trupore.
- Truri juaj nuk do të funksionojë në rregull.
- Do jeni të lodhur gjatë gjithë kohës.
ORARET E GJUMIT SIPAS MOSHAVE
-I porsalinduri (0 deri në 3 muaj): 14 deri në 17 orë
-Bebet (4 deri në 11 muaj): 12 deri në 15 orë
-Fëmijët (1 deri 2 vjeç): 11 deri në 14 orë
-Parashkollorët (3 deri në 5 vjeç): 10 deri në 13 orë
-Mosha e shkollës (6 deri 13 vjeç): 9 deri në 11 orë
-Adoleshentët (14 deri në 17 vjeç): 8 deri në 10 orë
-Të rinjtë (18 deri në 25 vjeç): 7 deri në 9 orë
-Të rriturit (26 deri 64 vjeç): 7 deri në 9 orë
-Të moshuarit (mbi 65 vjeç): 7 deri në 8 orë





