Kur jemi në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore që janë firmosur nga presidenti më 30 qershor në Shkodër nisin dhe ndryshimet në administratë.

Kryetari i PS-së së Shkodrës, Edmond Emini është emëruar drejtori i ri i filialit të postës në Shkodër. Vetë drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Laert Duraj ishte në Shkodër për të bërë prezantimin e titullarit të ri.

Nga kjo detyrë u largua Paulin Ndoja. Ky rotacion në prag të fushatës elektorale pritet të pasohet edhe nga të tjerë emra.