Prej disa orësh, gjiri i Durrësit është përfshirë nga një erë e fortë, e cila qe paralajmëruar dy ditë më parë nga Drejtoria e Përgjithshme Detare që rekomandoi lundërtarët të bënin kujdes dy ditët e para të javës.
Efektet negative të erës së fortë janë ndjerë jo vetëm në det, por edhe në tokë.
Para disa minutash, në redaksinë e DurrësLajm mbërritën dy foto që dokumentojnë dëmet e shkaktuara nga era e fortë.
Njëra nga pemët dekorative, të mbjella pranë kishës ortodokse të Shën Pavlit dhe Shën Astit, është thyer.
Pema e kumbullës është rrëzuar në trotuar, duke e zënë totalisht atë. Pritet ndërhyrja e mjeteve të Ndërrmarrjes Komunale për zhvendosjen e pemës së thyer.
Ndërkohë, deri më tani, nuk raportohen dëme të tjera të shkaktuara në qytet nga era e fortë.





