Një çift të moshuarish janë kthyer në kishë për të ripërsëritur betimet e tyre në 75-vjetorin e martesës. Jim Richardson, 95 vjeç, dhe bashkëshortja Irene, 94 vjeç, nga Lancashire u martuan më 12 prill të vitit 1944 në mes të Luftës së Dytë Botërore.

Ata u ulën dhe qëndruan në të njëjtin pozicion si në ceremoninë e tyre zyrtare, e cila filloi në orën 14:00, në kohën kur bënë zotimet e tyre të para në 1944-ën.

Familja dhe miqtë e tyre ishin të pranishëm në ceremoninë që u mbajt në kishën Saint Michael në Lancashire, përfshirë katër fëmijët e tyre Rosemary, James, Jennifer dhe Peter, 8 nipërit e mbesat.

Jim i propozoi Irenes gjatë një udhëtimi me biçikletë. Ai ndaloi në rrugë, nxori unazën dhe iu ul në gjunjë.