Vitet e fundit është bërë trend që femrat të bëjnë rimodelim të fytyrës apo dhe trupit të tyre. Por nuk janë të pakta rastet kur klinikat kanë dështuar. Dhe i tillë është dhe rasti i 29-vjeçares Rachael Knappier. E reja kishte vendosur që të rimodelonte buzët e saj, pa menduar se diçka mund të shkonte keq.
Ajo ka bërë injekson duke marrë rekomandim nga shoku i saj. Disa orë pas ndërhyrjes Rachael ka shkuar në shtëpi dhe gjithçka dukej në rregull, por pasi u shtri disa orë më vonë kishte shqetësime.
“Isha mirë. Shkova në shtrat, u zgjova në orën 2 të mëngjesit dhe pashë se buzët e mija ishin 4 herë të fryra. Buzët e mia po preknin hundën time, ato u katërfishuan”. 29-vjeçarja ka treguar se kishte djegie tek buzët dhe nuk i ndjente më. “Më digjnin shumë dhe nuk mund ti ndjeja, ishte e pabesueshme”.
Në fillim ka menduar se kishte thjesht alergji, por në fakt injektimi i kishte shkuar në arterie. Mjekët e klinikës ku ka kryer ndëhyrjen i kanë thënë se nuk u kishte ndodhur më parë një gjë e tillë dhe nisën të qeshnin. Por pas 72 orëvë buzët e saj u normalizuan.
Rachael ka thënë se e gjitha kjo i ka shërbyer si një mësim i mirë dhe tani ka nisur një fushatë sensibilizuese.





