Një vajze të vogël, e cila gjeti një prezervativ të përdorur në ushqimin që kishte blerë në McDonald’s, i është bërë një test STD për të provuar nëse ka marrë sëmundje seksualisht të transmetueshme ose jo.
Kjo pasi vogëlushja e ka gëlltitur në gojën e saj kondorin e përdorur. Nëna e saj e tmerruar do të duhet të presë tre muaj për rezultatet pas zbulimit të tmerrshëm në restorantin e ushqimit të shpejtë në Perth të Australisë, raportojnë mediet ndërkombëtare.
Gruaja, e cila vetëm dëshiron të identifikohet si Wendy, ndaloi në McDonald’s me burrin dhe vajzën e saj dyvjeçare rreth orës 18:00 të premten në mbrëmje.
Uendi tha se prezervativi ishte i hapur dhe dukej se ishte përdorur dhe nuk kishte paketim. Ajo tha se vajza e saj mund ta ketë gjetur atë në ndonjë karrige ose në ushqim. “Unë shkova në tualet, i lava gojën dhe duart dhe i dhashë një pije. Ne ishim të tmerruar”, i tha ajo një tabloidi australian.
Burri i Uendit e rrëmbeu shpejt fëmijën dhe vrapoi drejt banakut duke ua hedhur aty kondomin për t’i turpëruar për shërbimin skandaloz që ofrojnë.





