Një apel urgjent është lëshuar, pasi një i dënuar u lirua gabimisht nga burgu.

Zyrtarët po përpiqen të gjejnë William Walter Johnson, 47 vjeçar, i cili kërkohet për largimin ‘në mënyrë të paligjshme’.

47-vjeçari u lirua ‘gabimisht’ nga burgu Hewell në Redditch, Britani e Madhe.

Shërbimi i Burgjeve tha se gabimet si këto janë ‘shumë të rralla’ por trajtohen ‘jashtëzakonisht seriozisht’.

Johnson është përshkruar si një burrë i bardhë me një kokë të rruar.

Shërbimi i Burgjeve nuk kanë zbuluar se çfarë krimi kishte kryer Johnson fillimisht  që ishte dënuar.