Një specie e re e gjitarëve gjigantë është identifikuar pasi hulumtuesit hetuan eshtrat e një luani të mbajtura për dekada në një muze në Kenia.

Specia, e quajtur "Simbakubwa kutokaafrika", që do të thotë "luani i madh afrikan", jetoi Afrikën lindore rreth 20 milionë vjet më parë.

Krijesa e madhe ishte pjesë e një grupi tashmë të zhdukur të gjitarëve të quajtur hyaenodonts.

Zbulimi mund të ndihmojë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur me specien.

Hyaenodonts, të quajtur kështu për shkak se dhëmbët i ngjajnë atyre të një hiene moderne, ishin mishngrënës mbizotërues më shumë se 20 milionë vjet më parë, raporton National Geographic. Por nuk kanë lidhje me hienat.

"Bazuar në dhëmbët e mëdhenj Simbakubwa ishte më i madh se një luan i ditëve të sotme dhe ndoshta më i madh se një ari polar", tha studiuesi Matthew Borths nga agjensia e lajmeve AFP.