Beyonce performoi në vitin 2018 në festivalin e Coachella-s, i cili rezultoi një sukses i madh për karrierën e saj, por përgatitja ishte tepër e vështirë. Ajo kishte vetëm 10 muaj që kishte sjellë në jetë binjakët Rumi dhe Sir, prandaj duhet të bënte cdo gjë që të kthente linjat trupore.

Këngëtarja e famshme ka zbuluar vështirësitë në dokumentarin "Homecoming" dhe dietën strikte që ndoqi për t'u dukur e përsosur në skenë.

"Në mënyrë që t’i arrija qëllimet e mia, e limitova veten në një dietë pa bukë, pa karbohidrate e pa sheqer, pa mish, pa peshk e pa alkool… isha e uritur. Nuk është si dikur që mund të bëja prova deri në 15 orë në ditë. Vetëm që të kuptoj si të balancoj të qenit nënë e një 6-vjeçareje dhe binjakëve, kishte shumë punë. Tani kam fëmijë, kam bashkëshort, duhet të kujdesem për trupin tim", rrëfeu diva.