Gjykata e Durrësit ka vendosur pro ekstradimit të 23-vjeçarit Elton Sefa, i cila akuzohet nga autoritetet angleze për vrasjen e një shtetasi britanik, punëdhënësi i tij në Londër, John Woodward.

Trupi gjykues i kryesuar nga gjygjtari Rexhep Bekteshi vendosi të mos pranonte kërkesën e palës mbrojtëse që pretendon se Sefa është person me probleme psikologjike njëkohësisht i pallogjikshëm dhe se nuk duhet të ekstradohet. Ky është rasti i parë që një shtetas shqiptar ekstradohet drejt Mbretërisë se Bashkuar.

Arsen Caushaj, avokati mbrojtësi 23-vjeçarit i cili është arrestuar nga policia shqiptare ka kërkuar pezullimin e këtij vendimi duke vënë para gjykatës dhe prokurorit Ilir Turja një sërë dokumentash që vërtetojnë se i riu është i papërgjegjshëm mendërisht, me diagnozën çrregullim psikotik.

Rezulton se 23-vjeçari pasi është kthyer nga Anglia i papërgjegjshëm mendërisht, është shtruar në spitalin psikiatrik në Tiranë prej datës 26 korrik 2018 deri më 13 gusht 2018.

Prindërit e 23-vjeçarit thonë se drejtësia nuk ka funksionuar, duke theksuar se me këtë vendim Gjykata e Durrësit i ka vrarë familjarisht.

Sefa do të jetë shqiptari i parë që pritet të ekstradohet në Mbretërinë e bashkuar pas një marrëveshjeje mes Anglisë dhe Shqipërisë për ekstradimin e ndërjeslltë të shtetasve shqiptarë dhe britanikë, të cilët përfshihen në veprimtari kriminale në dy vendet respektive dhe i fshihen drejtësisë.

Kush është i riu që kërkohej në Angli për vrasje

I riu 23-vjeçar Elton Sefa, lindur në Kukës dhe banues në Xhafzotaj, Shijak, i shpallur në kërkim nga autoritetet britanike që prej vitit 2018, u arrestua në Durrës me qëllim ekstradimi.

Arrestimi i tij u bë nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Interpol Tiranën, në kuadër të operacionit policor të koduar “Eagle”.

Policia tha se autoritetet gjyqësore britanike kanë përcjellë kërkesën për lokalizimin dhe arrestimin e tij, në bazë të urdhërarrestit të datës 05.01.2018 të Gjykatës së Magjistratëve në Westminster / Mbretëri e Bashkuar, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprën penale “Vrasje”.

Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Drejtësisë po kryejnë të gjitha procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Ky është rezultati i parë pas marrëveshjes dypalëshe, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut, ratifikuar me ligjin nr. 93/ 2017, që plotëson Konventën Europiane të Ekstradimit të vitit 1957.

E në bazë të kësaj marrëveshjeje, 23-vjeçari Elton Sefa do të jetë shtetasi i parë shqiptar që arrestohet në vendin tonë me qëllim ekstradimi drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Njoftimi 

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, finalizuan me sukses Operacionin Policor të koduar “EAGLE“ , ku u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimi i shtetasit shqiptar.

E. S., 23 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Xhafzotaj – Shijak.

Autoritetet gjyqësore britanike kanë përcjellë kërkesën për lokalizimin dhe arrestimin e këtij shtetasi, në bazë të Urdhër Arrestit të datës 05.01.2018 të Gjykatës së Magjistratëve në Westminster/Mbretëri e Bashkuar, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprën penale “Vrasje”, parashikuar nga Kodi Penal Britanik.

Prokuroria e Pergjithshme dhe Ministria e Drejtësisë po kryejnë të gjitha procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Ky është rezultati i parë pas Marrëveshjes dypalëshe, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut, ratifikuar me Ligjin nr. 93/2017 që plotëson Konventën Europiane të Ekstradimit të vitit 1957.