“Game of Thrones” është në hapat e fundit drejt finishit dhe ka ndryshuar shumë që nga debutimi në vitin 2011.
Aktorët, shumë prej të cilëve ende të mitur në fillime, janë rritur bashkë me serialin. Dhe ashtu sikurse janë shprehur vetë protagonistët, askush nuk e priste një sukses të tillë.
Që prej momentit që seriali filloi të korrë suksese, janë rritur ndjeshëm edhe financat, por edhe pagat e aktorëve, që kanë kapur majat në episodin e fundit.
Më poshtë po ju sjellim pagat e aktorëve të “Game of Thrones”, për çdo episod të serialit, që është në sezonin e tetë dhe final.
Sophie Turner – 175.000 dollarë për episod
Maisie Williams – 175.000 dollarë për episod
Nikolaj Coster-Waldau- 500.000 dollarë për episod
Peter Dinklage – 500.000 dollarë për episod
Lena Headey – 500.000 dollarë për episod
Kit Harington- 500.000 dollarë për episod
Isaac Hempstead Wright – 175.000 dollarë për episod
Emilia Clarke- 500.000 dollarë për episod





