Një vajzë e vogël ka vdekur pasi vëllai i saj 4-vjeçar e qëlloi aksidentalisht në kokë me armë.

Millie Drew Kelly, 6 vjeçe, u vra teksa ishte ulur me vëllanë e saj brenda makinës së nënës së saj, që ishte parkuar pranë shtëpisë së tyre në Paulding County, Gjeorgji.

“Nëna e tyre kishte zbritur nga makina për ta kontrolluar pse nuk po ndizej. Dhe djali mori pistoletën e saj dhe qëlloi të motrën. Kur dëgjoi të shtënën, nëna u tmerrua”, tha policia.

4-vjeçari mendohet se mori pistoletën në kroskotin e automjetit dhe goditi Millie në anën e djathtë të kokës. Ajo u dërgua menjëherë në spital, por nuk mbijetoi.

Mediet e huaja raportojnë se në lidhje me ngjarjen e rëndë nuk do ngrihen akuza ndaj nënës apo djalit. “Ndonjëherë, për fat të keq, ndodhin aksidente dhe gjërat e këqija ndodhin me njerëz të mirë”, tha oficieri Henson.

Familja e vogëlushes ka marrë vendimin për dhurimin e organeve të saj.