Burg përjetë do të vuajë një shofer taksie që drogonte dhe përdhunonte klientet e tij gjatë një harku kohor prej 5 vitesh.

Dmitri Lebed, 33 vjeç, vrau katër gra që besonte se ishin të dehura dhe u përpoq të vriste një tjetër.

Ai u dënua gjithashtu për përdhunimin apo sulmin seksual ndaj tetë grave të tjera, por prokurorët besojnë se numri i vërtetë mund të jetë shumë më i madh.

“Bisha e ftohtë” Ledeb shkaktoi frikë në Abakan të Rusisë, gjatë një periudhe pesë vjeçare për shkak të “paaftësisë së policisë” për ndjekjen e gabuar të drejtimit të pistës së hetimit.

Shoferi i taksisë zgjidhte si pre vetëm ato gra që ishin të dehura, duke besuar se nuk mund të rezistonin. Prokurorët i thanë gjykatës që ai i vrau viktimat e tij kur luftuan dhe përdorte një drogë në pije dhe ua ofronte viktimave përpara se të hynin në taksi. 

Gjatë marrjes në pyetje ai tha se iu kërkon falje të afërmve të viktimave të tij. Prokurorët thanë se ai është i ftohtë dhe nuk ka emocione kur rrëfen krimet makabre, madje sillet si viktimë.