Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Maja Koçijanciç është shprehur se nuk ka vend për mohimin apo relativizimin e ngjarjeve që kanë ndodhur në Reçak në vitin 1999.
Komentet e zëdhënëses erdhën pas mohimit të masakrës së Reçakut nga zyrtarë serbë duke përfshirë edhe një ministër nga Qeveria e Kosovës dhe vetë kreun e shtetit serb, Aleksandar Vuçiç. Ministri kosovar pas komenteve që bëri u lirua nga detyra nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.
"Mohimi dhe revizionizmi (nënkupto revizionizëm historik, shën red.)janë kundër vlerave të Bashkimit Evropian dhe kundër projektit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Duke i respektuar viktimat, autoritetet duhet të përmbahen dhe të punojnë për një vlerësim të sinqertë dhe të vërtetë të të ardhmes", ka thënë ajo.