Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali rreth orës 03:35 në lagjen "Rilindja".
Nuk raportohet për të lënduar por vetëm dëme materiale. Shpërthimi ka ndodhur në lokalin me pronar S.Z.
Policia po heton për të zbuluar autorët.





