Meghan Markle dhe princ Harry me entuziazëm po presin ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë. Të dy u martuan në një ceremoni mbretërore mbresëlënëse në maj të vitit 2018.
Lajmi i romancës së tyre u zbulua në tetor të vitit 2016 dhe mediat britanike publikuan mesazhet private, që princi i dërgoi aktores në kohën kur mediat zbuluan se ishin në një marrëdhënie.
Sapo mësoi se çfarë po ndodhte, Harry paralajmëroi Megan.
”Është marrë vesh. Ka marrë fund”,- i shkruante princi i shqetësuar të dashurës së tij, duke e ditur se kaosi mediatik ishte përpara tyre.
“Gjërat kurrë më nuk do të jenë të njëjta”,- i shkruante më tutje Harry, tani bashkëshortes së tij, dhe kishte të drejtë, pasi ata po ndiqeshin nga një interes i pashembullt publik.





