Policia dhe RENEA po zhvillojnë kontrolle të imtësishme për kapjen e 4 grabitësve të 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit ditën e djeshme, ku mbeti i vrarë Admir Murataj, i dyshuar si organizator i ngjarjes kriminale.

Në këto momente RENEA ka mësyrë në fshatin Dritas që ndodhet pranë Tapizës, aty ku dyshohet se mund të jenë fshehur autorët.

Pikërisht në këtë zonë u gjet edhe makina e tretë e djegur. deri më tani janë kontrolluar disa banesa, por edhe një magazinë, por ende nuk është gjetur diçka e dyshimtë, që të ketë lidhje me grabitjen.

Në terren ka zbritur edhe vetë drejtori i policisë kriminale, Tonin Vocaj si edhe ai i Durrësit, Alfred Çepe.