Në vijim të hetimeve lidhur me supergrabitjen e miliona eurove në avionin që priste të nisej në Rinas, mëngjesin e sotëm është gjetur një tjetër furgon i djegur në afërsi të Tapizës, që dyshohet se ka lidhje me grabitjen.
Dyshohet se brenda tij ka pasur granata dhe kallashnikovë dhe i është vënë flaka nga autorët për humbjen e gjurmëve.
Furgoni i gjetur i djegur sipas hetimeve paraprake, është ai që është përdorur nga autorët e grabitjes, ndërsa automjeti që është djegur dje në Kamzë, gjithashtu i djegur, u përdor për të devijuar grupin hetimor.
Në grabitje janë përfshirë katër persona, ndërsa njëri prej tyre mbeti i vrarë pas shkëmbimit të zjarrit me policinë. Viktima sipas medias greke eshte Admir Murataj, ndërkohë që zyrtarisht policia nuk ka dhënë ende një konfirmim.





