Sapo ka nisur sezoni i 16 i show-t “Keeping Up With The Kardashians”, por me gjasë do të jetë dhe i fundit. 21-vjeçarja Kylie Jenner, thuhet se nuk dëshiron të jetë pjesë e tij. Duke qenë se në serial tregohet çdo gjë e familjes së famshme, duke filluar nga zënkat mes tyre dhe çdo skandal tjetër, Kylie nuk dëshiron të jetë pjesë e tij. Mesa duket tradhtia që Tristan Thompson i bëri motrës se 21-vjeçares me shoqen e kësaj të fundit, e ka çuar Kylien të mendojnë të braktisë show-n.
Nëse kjo gjë ndodh do të shënonte fundit e “Keeping Up With The Kardashians”, pasi sipas kontratës, show nuk mund të realizohet nëse nuk janë të gjitha vajzat e familjes Kardashian-Jenner. Një tjetër arsye mund të jenë dhe paratë, pasi miliarderja më e re në botë fiton të ardhura marramendëse nga linja e saj e kozmetikës dhe shuma që fiton nga show nuk i intereson.
Ende nuk ka një reagim nga familja Kardashian, por nëna e saj Kris Jenner po mundohet ta bindë Kylien t'i rikthehet xhirimeve.





