Ende nuk dihet identiteti i një prej grabitësve që mbeti i vrarë nga përplasja me policinë në aeroportin e Rinasit. Nga të dhënat e deritanishme mësohet se ai është rreth 30 vjec dhe me gjatësi relativisht të lartë. Sic shihet në foton më poshtë, ai ka qenë me veshje kamuflazh ushtarak.

Ka pasur me vete armë automatik me dy krehëra, granata dore si dhe pranga policie. Trupi i pajetë është marrë nga mjekësia ligjore për të kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe cfarë është më e rëndësishmja të bëhet identifikimi i tij.

Mendohet se kanë qenë 4 grabitës. Pas shkëmbimit të zjarrit autorët janë larguar në drejtim të Fushë Krujës. Rreth 500 forca policore janë angazhuar në një operacion për kapjen e tyre. Shuma e grabitur e parava dyshohet se është rreth 10 milionë euro.