Policia ka arrestuar një shtetas me qëllim ekstradimi në Gjermani.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Bllatë dhe Interpol Tirana u bë arrestimi i përkohshëm, i shtetasit B.C., 34 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbadeni/Gjermani pasi Gjykata e Aachen Gjermani, më datë 22.03.2013, ka lëshuar urdhërin e arrestit për shtetasin B. C., për veprat penale "Vjedhje" dhe "Mashtrim kompjuterik".
Materialet hetimore do t'i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.





