Të bëni vallëzimin e parë në martesë, ndërsa Celine Dion ju shoqëron me një nga perlat e saj, është ëndërr që shumë pak e kanë rastin ta realizojnë.

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Celine Dion ka befasuar një çift që po martoheshin në qytetin e Las Vegasit. Dion u shfaq në ceremoninë martesore vetëm pak çaste, pasi që çifti thanë “po”.

Celine Dion këndoi hitin e vitit 1996, “Because You Loved Me”, duke bërë që çifti të vallëzojë për herë të parë pas martesës me këtë këngë. Kjo ceremoni u shfaq drejtpërsëdrejti në emisionin e njohur televiziv, “Jimmy Kimmel Live”.