Zv.kryeministri e njëkohësisht ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini i njohur për qëndrimet e tij të ashpra lidhur me emigrantët, ka zbutur qëndrimin ndaj Shqipërisë.
Në panairin "Vinitaly" në Verona, ai ka pozuar me dy shqiptarë, njëri prej tyre sipërmarrës, dhe ka bërë shqiponjën me duar gjatë këtij aktiviteti.
Salvini shfaqet i buzëqeshur duke bërë simbolin e kombit shqiptar ndërsa fotoja është shpërndarë masivisht në internet.





