Meghan Markle dhe Princ Harry janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, që pritet të lindë nga dita në ditë.
Ata e kanë mbajtur të fshehtë deri tani gjininë e foshnjës por duket se mikesha e ngushtë e Dukeshës, tenistja me famë botërore Serena Williams ka zbuluar të fshehtën e çiftit.
Në një intervistë për "E News" Serenës iu kërkua të jepte këshilla për nënat e reja dhe teksa po fliste për një mike të saj shtatzënë që kishte plane të mëdha për foshnjen e saj, iu referua fëmijës me "ajo".
"Nënat duhet të pranojnë gabimet dhe të mos presin që fëmijët e tyre të jenë perfektë. Ne ushtrojmë shumë presion tek vetja. Shoqja ime është shtatzënë dhe thotë që "fëmija im do bëjë këtë" dhe unë që i thashë "Jo, ajo nuk do ta bëjë"."-tha Williams.
Serena nuk iu referua drejtpërdrejt mikes së saj Meghan por nxiti spekulime se po referohej asaj dhe pa padashje mesa duket nxori një sekret.





