Një histori abuzimi monstruoze raportohet nga mediet italiane, ku në qendër është një shqiptar, i cili ka abuzuar seksualisht me ish-bashkëshorten e tij dhe gjithçka ka ndodhur në sy të djalit të tyre.
Mediet fqinje thonë se burri shqiptar përdorte si pretekst faktin që donte të takonte djalin, i cili pas divorcit jetonte me të ëmën. Por në fakt qëllimi i tij ishte tjetër. 34-vjeçari me profesion zejtar, jeton në Sanremo të Italisë, dhe tashmë dosja kundër tij është në duar të gjyqtarëve.
Ndërsa çështja është në hetim, emigrantit shqiptar i është ndaluar t'i afrohet gruas dhe djalit të tij.





