Periferia e qytetit të Fushë-Krujës është tronditur nga shpërthimi i një sasie eksplozivi.
Tritoli i është vendosur pak çaste më parë një makine të parkuar tip ‘Golf 6’, ndërsa ajo mësohet se është në pronësi të shtetasit Vesel Xaka. Mendohet të jetë vendosur një sasi tritoli mbi 150 gram në motorin e makinës.
Vesel Xaka është punonjës në Bashkinë e Krujës. Ky i fundit është shprehur se nuk ka konflikte me asnjë person.
Fatmirësisht nga shpërthimi nga nuk ka persona të lënduar. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
“Më datë 07.04.2019, rreth orës 21:40, në lagjen Delvina, Fushë Krujë, automjetit në pronësi të shtetasit V.X.,63 vjeç ,banues në Fushë Krujë, dyshohet ti jetë vendosur një sasi e vogël lëndë plasese, ku si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale .Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.”, njofton policia.





