Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë. Tritoli është vënë në një  makinë tip “Golf 6”, e cila dyshohet se është në pronësi të një 63-vjeçari.

Nga informacionet paraprake nuk ka të lënduar, ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale. Sakaq policia ka nisur hetimin për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.