Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vashtmi.

Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i tij.

Drejtuesi i mjetit, i cili mbeti i plagosur është transportuar në spital.

Sipas policisë, shoferi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për ta nxjerrë shoferin nga makina.