Dy persona, njëri prej të cilëve shqiptar, u plagosën rëndë në një aksident automobilistik në Itali.
Aksidenti ndodhi gjatë natës në zonën e Maresco-s në rrugën që lidh Savigliano-n me fshatin Cavallota.
Sipas medieve italiane, në furgonin që doli nga rruga duke përfunduar në kanalin ujitës, udhëtonin shqiptari J.N. 23 vjeç dhe një vajzë e re 28-vjeçare me iniciale A.O.
28-vjeçarja ka pësuar dëmtime në kokë dhe u transportua me helikopter në spital, kurse shqiptari ka dëmtime në gjymtyrët e poshtme.





