Marrëdhënia e saj me mesfushorin e Bolognas, Blerim Dzemaili, ka përfunduar prej kohësh. Pasi ishte në Shqipëri për të komentuar "Botërorin 2018" në Rusi, Erjona Sulejmani ka vendosur: mjaft më me futbollistët, që sipas asaj tradhëtojnë shumë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj në Instagram, modelja e bukur shqiptare, në fakt ka thënë se nuk ka ndër mend të gjejë një tjetër futbollist, qoftë Messi apo Ronaldo.

"I rradhës nuk do të jetë një futbollist, por nuk është e thënë jashtë futbollit…" Në fakt, pyetjes së një tifozi nëse mund të ishte presidenti i ri i Interit, Steven Zhang, "objektivi" i rradhës për flirt, ajo ka vendosur ato sytë e famshme që hetojnë si "emoji", duke lënë të hapur gjithçka.