Për herë të parë në botë, disa lloje implanti gjiri janë ndaluar sot në Francë mes dyshimeve se ato shkaktojnë një lloj të rrallë kanceri.

Agjencia Kombëtare e Francës për Produktet e Shëndetit (ANSM) tha se modelet macro-texture dhe polyurethane do të jenë të ndaluara nga 5 prilli.

Agjencia tha se kjo ishte një masë parandaluese dhe nuk u rekomandon grave që i kanë këto implante t’i heqin. Këto implante dyshohen se shkaktojnë limfomën qelizore (ALCL), një lloj i rrallë kanceri të sistemit imunitar.

Në France vlerësohet se rreth 500 000 femra kanë kryer implant gjiri, dhe vetëm 59 prej tyre janë prekur nga ALCL, tre prej të cilave kanë humbur jetën.

Implantet e ndaluara të gjirit përbëjnë më pak se 30 për qind të tregut të përgjithshëm në Francë.