Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku si pasojë e shpërthimit të një granate ka humbur jetën një 10-vjeçar, ndërsa është plagosur motra e tij 7-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kokërdhak të Fushë-Bulqizës dhe mësohet se granata ka shpërthyer teksa fëmijët ishin duke luajtur.
Mësohet se vajza e plagosur është dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar ndërsa i mituri ka ndërruar jetë në spitalin e Buliqzës si pasojë e plagëve të marra nga shpërthimi i granatës
Policia po punon për rrethanat e ngjarjes.





