Sipas asaj që shrkuajnë mediet italiane, dy shtetas shqiptarë të moshave 31 dhe 30 vjeç janë prangosur  pasi vodhën varëse argjendi në një shtëpi në periferi në vendin e quajtur Polesinë.

Dy shqiptarët u identifikuan nga policia përmes kamerave të sigurisë. Karabinierët zhvilluan kërkime në shtëpinë ku banonin shqiptarët dhe arritën të gjenin argjendin e dyshuar të vjedhur.

Shqiptarët e arrestuar H.A dhe R.S, përkatësisht 31 dhe 30 vjeç u dërguan në paraburgim. 31-vjeçari rezultonte i pastrehë, kurse i dyti u kap në banesë.